Aksident në Gjakovë, lëndohet një person

08:37 | 31 Tetor 2023
E.G

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë mes një veture dhe motoçiklete.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Rajoanle të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj bën të ditur se ngasësi i motoçikletës është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.

“Rreth orës 19:15, mbrëmë, kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Skënderbeu”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor.”, tha ai.

“Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.”, tha Elezaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme