Rizvanolli do të raportojë për gjendjen e krijuar në ndërmarrjen ‘Trepça’

07:01 | 31 Tetor 2023
E.G

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen ‘Trepça’.

Sot bëhen tetë ditë që nga fillimi i grevës së minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, shkruan Arbresh.info.

Kërkesat e minatorëve grevistë janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, t’u bëhet sigurimi shëndetësor si dhe të shkarkohet menaxhmenti i Trepçës.

Kujtojmë se sot menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator./Arbresh.info/

Të ngjashme