Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka kërkuar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të cilët sipas një video të publikuar në media, dyshohet se janë shoqëruar me të dyshuarin për nxitje të vrasjes së ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.
“Departamenti i Hetimeve sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë të cilët sipas publikimit të një video në media ku bazuar në këtë video dyshohet janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale (shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza)”.
“Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK-së
Ndërkaq, për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit./Arbresh.info
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi