Ajaxi i Amsterdamit ka emëruar John van’t Schip si trajner të përkohshëm, një javë pasi u nda me Maurice Steijn. Koha e Steijn tek “harkëtarët” mori fund pasi një serie prej katër humbjesh në Eredivisie, ku Ajaxi rendtet i fundit.
Kupa u mbush me humbjen e thellë 5-2 ndaj rivalëve të PSV Eindhovenit.
“Ajax emëron John van’t Schip si trajner të përkohshëm. Ish-lojtari i Ajaxit nënshkruan një kontratë me klubin që zgjat nga 30 tetori 2023 deri më 30 qershor 2025”, shkruhet në shënimin e klubit.
“Van’t Schip dhe Ajax kanë rënë dakord që ai të hyjë në një funksion në menaxhimin teknik nga 1 korriku 2024.”
59-vjeçari filloi karrierën e tij si lojtar i Ajaxit dhe kaloi 11 vjet në klub, më vonë u kthye si ndihmësmenaxher i Marco Van Bastenit dhe ishte trajner i përkohshëm në vitin 2009.
“John është një njeri i Ajaxit, i cili ka shumë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare, në fushë dhe pranë saj. Për ne ai është personi i duhur për t’i dhënë një kthesë pozitive paraqitjeve tona,” – tha CEO-ja i Ajaxit, John van Halst.
“Së pari, si trajner i ekipit të parë dhe për një periudhë afatgjatë ne shohim një rol teknik të ndryshëm për të.”
Pozicioni i tij i fundit drejtues ishte në krye të kombëtares greke për më shumë se dy vjet deri në vitin 2021./ss
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...