Rrahje mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

17:23 | 30 Tetor 2023
E.H

Kuvendi i Shqipërisë nisi me tensione këtë të hënë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Përfaqësues të Gardës janë pozicionuar në foltore.

Debati ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas Top Channel, Muhamet Veliu, Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.

Dyshohet se kur Vullnet Sina po fliste, Nallbati shkoi t’i mbyllte mikrofonin.

Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu transmetimin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme