Google ADS

60-vjeçari ndërron jetë në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë si pasoj e sulmit në zemër

17:20 | 30 Tetor 2023
E.H

Një person i moshës rreth 60-vjeçare ka ndërruar jetë derisa ishte duke shkuar në shtëpinë e tij në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë.

Sipas informacioneve të siguruara nga portali Arbresh.info i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se viktima me inicialet D.N., kishte qenë në punë në pishinën e Prishtinës deri në orën 15:00 ndërsa rrugës për në shtëpi i njëjti ka pësuar sulm në zemër.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës dhe ekipi i Emergjencës.

Ndërsa, sipas një familjari të tij, viktima nuk kishte pasur më herët problem me shëndetin.

Për me shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë:

Lexo edhe:

Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë

Të ngjashme