Pak më parë u raportua në media se Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës dhe dy anëtarë dhe një minator.
Jonuzi për Arbresh.info tha se nuk ka pranuar asnjë vendim lidhur me suspendimin e tij nga puna.
Sipas tij, ky është vendim që nuk i shërben demokracisë, por e lufton demokracinë.
“Jo asnjë vendim nuk kemi pranuar, ky vendim është publikuat në hyrje në minierë, ky është një vendim që nuk i shërben demokracisë, por e lufton demokracinë ata në vend që të vijë të bëjnë përpjeke më i nxjerr minatorët, bëjnë gjëra të kota, ne nuk e kemi organizuar protestën dhe kërkesat kanë dal nga minatorët”, tha ai për Arbresh.info
Ndërkaq, minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë.
Kërkesat e minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...