Von der Leyen pas takimit me Osmanin: Kosova të nis zbatimin e Asociacionit dhe Serbia të pranojë njohjen de-facto

14:52 | 30 Tetor 2023
A Z

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka ripërsëritur sërish që dënojnë ashpër sulmin e dhunshëm të 24 shtatorit në Banjskë.

Ajo pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, tha kryerësit e sulmit duhet të sillen para drejtësisë.

Von der Leyen, më tej shtoi se BE-ja është shumë e zotuar për të ardhmen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të vrarit të rreshterit policor me 24 shtator. Faleminderit që na pritët. Kosova ka bërë një progres shumë të qëndrueshëm, ju përgëzojmë. Natyrisht ka edhe shumë, këtë shteg dhe rrugë do ta kalojmë së bashku. Më kujtohet vitin e kaluar kur bashkërisht bëmë një thirrje të përbashkët për vizat, natyrisht pas 1 janarit kosovarët do të lëvizin lirshëm. Kjo po bëhet pas një angazhimit të madh që e kemi bërë bashkërisht. Tash kemi 30 miliardë investime me Ballkanin Perëndimor, e kemi korridorin e 10 që e lidhë Kosovën me Serbinë, Maqedoninë. Ju kemi mbështetur me 75 milionë euro për impiantet. Nëse i shohim shifrat ekonomia e Kosovës është te 27 për qindëshi, ka shumë për të bërë dhe dëshirojmë ta rrisim ekonominë e vendit të juaj”, tha ajo.

Ajo foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku u shpreh se është një momentum i ri në raportin BE-Kosovë.

Tutje u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Pastaj kemi për dallim në shtyllën e dytë t’i hapni tregjet për Ballkanin Perëndimor që mund ta rrisë Gdp- në për 10 për qind. Përmirësimi për biznese dhe duhet të punohet edhe më tepër që të fuqizohet sistemi i gjyqësisë. Gjitha këto që po i bëni investimet, ne e kemi një plan të ri që quhet investimet dhe reformat, nëse funksionon në shtete e BE-së, dhe për ju. Ky plan e ka për synim që për brenda një dekade do të arrihet. Gjitha këto hapa përpara vetëm nëse Kosova dhe Serbia arrijnë të gjejnë zgjidhje dhe të bashkëpunojmë, dhe Kosova ta themeloj Asociacionin dhe Serbia ta pranojë de-fakto njohjen për Kosovës”, tha Von der Leyen./Arbresh.info/

 

Të ngjashme