Osmani pret në takim shefen e Komisionit Evropian

13:37 | 30 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Prishtinë.

Ajo u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, shkruan Arbresh.info.

Pas takimit me presidenten Osmani, Von der Leyen pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Qëllimi i kësaj vizite është diskutimi për bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Vizita 4 ditore e presidentes se KE-së ka nisur dje në Maqedoninë e Veriut.

Von der Leyen gjithashtu do të vizitojë edhe Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Pas takimit, Osmani dhe Von der Leyen pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët./Arbresh.info/

Të ngjashme