Dorëzohet sot trofeu më i rëndësishëm individual në botën e futbollit. Në Paris zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” 2023 dhe Leo Messi është favoriti për ta fituar trofeun për herë të tetë. Vitin e kaluar shkoi për Karim Benzema, por dy rivalët më të fortë për Messin kampion i Botës me Argjentinën këtë herë janë Kylian Mbappe, kryegolashënuesi i Botërorit në Katar dhe Erling Haaland, lider i Manchester Cityt të tripletës që fitoi Premier League, Champions League dhe FA Cup.
Mes 30 kandidatëve të tjerë spikasin shumë emra, por asnjë prej tyre me sharmin për të sfiduar treshen në fjalë, teksa në galanë që do të zhvillohet në teatrin e Chatelet do të dorëzohen edhe çmime të tjera si “Topi i Artë” për femra, trofeu për të riun më të mirë të sezonit, për të cilin të gjithë mendojnë se do të shkojë për Jude Bellingham, si dhe trofeu Yascin për portierin më të mirë, i cili pritet të shkojë për gardianin e Argjentinës Emiliano Martinez.
Juria e Topit të Artë është e përbërë nga 100 gazetarë që duhet të vlerësojnë paraqitjet individuale, dhe më pas paraqitjet kolektive dhe trofetë individualë si dhe klasin e lojtarit. Nëse para 2022 merrej në konsideratë viti kalendarik, tani llogaritet sezoni.Çdo gazetar mund të votojë deri në 5 emra për të parin shkojnë 5 pikë, për të dytin katër e kështu me radhë.
Ceremonia e “Topit të Artë” 2023 nis në orën 20:45./ss
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?