Google ADS

Mourinho pas humbjes ndaj Interi:”Kjo ishte një dhuratë nga Serie A”

12:20 | 30 Tetor 2023
D.H

Humbja nga Interi natën e mbrëmshme i la shije të hidhur trajnerit portugez te Roma, Jose Morinho.

Ai reagoi ashpër pas ndeshjes për media, shkruan Arbresh.info.

Trajneri portugez fajtor për humbjen e ekipit të tij e bëri gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

“Më vjen keq për rezultatin, djemtë bënë një përpjekje të rëndësishme, më vjen keq që nuk ka respekt për lojtarët e mi, qëndrimi i Maresca-s ndaj Mancinit dhe Ndickas dëshmon gjithçka”, tha ai.

Më tutje shtoi se ishet i lumtur me ekipën e tij edhe pse kishte vetëm gjysmën e tyre në dispzicion.

“Jam i lumtur për qëndrimin e ekipit ndonëse ishin në vështirësi, nuk kishim gjysmën e ekipit në dispozicion”, shtoi portugezi.

Moruinho edhe një herë tjetër ishte i ashpër me Federatën Italiane.

“Kjo ishte një dhuratë nga Serie A sepse luajtëm të dielën dhe jo të hënën. Jam i trishtuar sepse meritonim më shumë”, përfundoi Mourinho.

Kujtojmë se Roma u mposht mbrëmë nga Interi me rezultat 1-0, teksa kjo ishte humbja e parë pas pesë fitoreve rresht të skuadrës së Jose Mourinhos.

Roma ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Lecces, në shtëpi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme