Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Prishtina, Jalen Miller Blesa, përcjell Arbersh.info.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Muhamet Sylejmani, Ilmi Mehmeti dhe Rifat Nasufi.
Ky komision vendosi që qendërsulmuesi i FC Prishtina, Jalen Miller Blesa të shpallet “Ylli i Javës”, pasi që qetësia që e karakterizoi gjatë tërë ndeshjes iu shpërblye me dy gola.
E pikërisht golat e Blesa-s ia mundësuan bardhekaltërve të kryeqytetit fitoren në përballje me SC. Gjilani në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:1. Kjo ishte fitorja e tretë për FC. Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC. Prishtina , Jalen Miller Blesa e ndau Florian Ukimeraj, dizajner në Albi Group
Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.
“Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info/
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...