Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve për vrasjen e 27 vjeçarit mbrëmë në Vushtrri.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimit për media, raporton Arbresh.info.
“Me 29.10.2023, rreth orës 15:45 është raportuar se në rrugën “Mehmet Konjuhi” në Vushtrri, është raportuar për te shtëna me arme zjarri. Njësitë policore kanë shkuar në vend të ngjarjes, ku është gjetur pa shenja jete viktima një person i vrarë dhe dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar fillimisht në spitalin e Vushtrrisë dhe më pas për trajtim të mëtutjeshme janë dërguar në QKUK. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast”, bënë të ditur policia.
Gjatë hetimeve të rastit, sipas policisë, janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast.
Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajete i viktimës mashkull F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Vrasja në Vushtrri: Viktima u dërgua pa shenja jete në QKUK, njëri nga të plagosurit futet në operim
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...