Ministri i Jashtëm i Kinës thotë se nuk do të jetë e lehtë të arrihet deri tek një takim i pritshëm mes Presidentit Xi JinPing dhe Presidentit Joe Biden, duke shtuar se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të arritur rezultate, njoftoi të dielën Pekini.
Kryediplomati Wang Yi u takua me Presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan, gjatë një vizite tre-ditore në Uashington.
Palët ranë dakord të punojnë për të realizuar një takim dypalësh gjatë forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit që zhvillohet në San Françisko në nëntor.
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Kinës, që përmbledh diskutimet me palën amerikane, zoti Wang thotë se takimi dypalësh nuk mund të ndodhë automatikisht.
Vizita tre-ditore e kryediplomatit Wang në Uashington erdhi në një kohë kur tensionet mes dy vendeve mbeten të larta, përfshirë çështjet për kufizimin e eksportit të teknologjisë së përparuar amerikane dhe veprimet e Kinës në detet e Kinës Jugore dhe Lindore.
Në deklaratë thuhet se megjithëse ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur, të dyja palët besojnë se dialogu mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është i dobishëm dhe i nevojshëm./voa
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...