Nga jashtë është një shtepi banimi por në ball është vendosur mbishkrimi që tregonë se është stacion i Policisë së Kosovës.
Mbi 20 vjet kjo shtëpi është shërbyer si stacion policor, ku zyrtarë të ndryshëm policor këtu kanë kaluar ditët e punës.
Por, dy dekada pas, gjerat duket se do të lëvizin për uniformat blu në këtë komunë.
Fare pranë shkollës fillore, “Jovan Cvijiq”, tashmë ka filluar të punohet në këtë drjetim.
Për një kohë në ketë vend pritet të vendosen kontinijerë.
Derisa për televizioninin Dukagjini, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se puna në objektin aktual nuk i plotëson kushtet pasi që është një shtëpi banimi që e kishin shfrytezuar deri tash.
“Policia e Kosovës ka filluar ndërtimin e statcionin Policore për arsye se kemi qenë duke qëndruar në një shtepi private dhe kushtet e punës nuk kanë qenë askund. Në vitin 2018 kemi pas një vendim për ndërtimin e tij dhe po atë vit është vendos edhe lokacioni, ndërsa leja është dhenë tash për ndërtimin e objektit, fillimishntë do të vendoset kontinjerë derisa të përfundon procedura për pëzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë statcionin”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Për ndërtimin e tij, para kamere nuk kanë dashur të flasin banorët serbë në Zubin Potok.
Mirëpo si përckado tjetër që ndërmarrin Institucionet e Kosovës në veri të vendit, kunder-reagon Lista Serbe.
Në një komunikatë të mbushur me propagandë, partia që dikur u udhëhoq edhe nga Milan Radojciq kanë thënë se një veprim i tillë “është shembull i presionit institucional të Prishtinës ndaj popullit serb”.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...