Rama publikon fotografi nga transformimi i sallës së Pallatit të Rinisë

20:19 | 29 Tetor 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar foto nga transformimi i sallës së Pallatit të Rinisë për Festivalin e Këngës në RTK.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka falënderuar të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur, shkruan Arbresh.info.

“Mund të bëhet, e realizuam.Falënderoj të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur që salla e djegur e Pallatit të Rinisë të kthehet në një skenë të madhe e të magjishme të Festivalit të Këngës në RTK.”, tha I pari i Prishtinës./Arbresh.info./

Të ngjashme