Inter merr fitore të madhe ndaj Romës, kthehet në vendin e parë

19:58 | 29 Tetor 2023
D.H

Interi ka arritur të triumfoj derbin ndaj Romës me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 10-të, në Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi francezi, Marcus Thuram, në minutën e 81-të, shkruan Arbresh.info.

Inter me këtë fitore arrin të kthej lidershipin në Serie A, pasi e humbi në fitoren e mbrëmshme të Juventusit.

Ndërsa Romës kjo disfatë i prish serinë e pesë fitoreve radhazi.

Inter prinë në tabelë pas 10 xhirove, me 25 pikë dy më shumë se Juventusi, kurse Roma është e teta me 14 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Inter e luan si mysafir i Atalantës kurse Roma e pret në shtëpi Leccen./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme