Google ADS

Kryeministri kanadez për vdekjen e yllit të “Friends”: Nuk do t’i harroj kurrë lojërat në oborr të shkollës

17:34 | 29 Tetor 2023
E.G

Matthew Perry , aktori i dashur që luajti si Chandler Bing në filmin “Friends”, ka vdekur në moshën 54-vjeçare.

Lidhur me vdekjen e tij, i tronditur është shpreshur kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, shkruan Arbresh.info.

Me anë të një postimi në X, Trudeau tha se të ndjerin e kishte pasur mik që nga shkolla fillore.

Vdekja e Mattheë Perry është tronditëse dhe trishtuese. Nuk do t’i harroj kurrë lojërat në oborr të shkollës që luanim dhe e di që njerëzit në mbarë botën nuk do ta harrojnë kurrë gëzimin që ai u solli.”, shkroi ai.

“Faleminderit për të gjithë të qeshurat, Matthew. Ty të donin të gjithë – dhe do ju mungosh.”, shkroi kryeministri kanadez./Arbresh.info/

Të ngjashme