Google ADS

Çeku i quajti dyfytyrësi deklarata e opozitës për Asociacionin, i reagon Çitaku

15:24 | 29 Tetor 2023
E.H

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku pasi ky i fundit e quajti opozitën “dyfytyrësi e thellë” për kritikat e dhëna lidhur me Asociacionin.

Çitaku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është turp deklarata e ministrit Çeku, shkruan Arbresh.info.

Lexo edhe:

Çeku – opozitës: Dyfytyrësi, po na thonë e pranuat Asociacionin ata që e ratifikuan dy herë në Kuvend

“Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyftyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotesjellesin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i nje marreveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp”, ka shkruar Çitaku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme