Google ADS

Moti për pesë ditët e ardhshme, parashihet të ketë ulje të temperaturave dhe reshje shiu

14:39 | 29 Tetor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti në pesë ditët e ardhshme do të jetë kryesisht me diell, ndërsa do të ketë edhe ulje të temperaturave dhe reshje të shiut.

Temperatura më e ulët gjatë kësaj jave pritet të jetë 4 gradë, ndërsa më e larta parashikohet të jetë 25 gradë celsius, shkruan Arbresh.info.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.

Më poshtë mund të gjeni parashikimin e motit nga e hëna deri në të premten:

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

E marte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit ( rrezatimit tokësor).Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius..

E enjte-Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme