Google ADS

100 vjetori i pavarësisë së Turqisë, Begaj uron Erdoganin: Një shekulli i lidhjeve diplomatike shqiptaro-turke

13:28 | 29 Tetor 2023
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Turqisë.

Begaj me anë të një postimi në platformën X, ka thënë së mes dy vendeve është miqësia jonë e fortë, partneriteti strategjik dhe një e ardhme e ndritur përpara, shkruan Arbresh.info

“Festimi i 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe një shekulli i lidhjeve diplomatike shqiptaro-turke. Urimet më të përzemërta për presidentin Erdogan dhe popullit turk. Këtu është miqësia jonë e fortë, partneriteti strategjik dhe një e ardhme e ndritur përpara”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme