Komunikimet në Gaza u rivendosën pjesërisht të dielën në mëngjes, sipas dy ofruesve të shërbimeve dhe një grupi monitorues.
Palestine Telecommunications (Paltel) njoftoi në një postim në faqen e saj në Facebook se linjat fikse, celulare dhe lidhja e internetit po riktheheshin gradualisht pasi u ndërprenë rëndë të premten në mbrëmje, shkruan CNN transmeton Arbresh.info
“Pavarësisht nga serioziteti i situatës në terren, ekipet tona teknike ishin dhe po bëjnë ende gjithçka në fuqinë e tyre për të riparuar sa më shumë dëme në rrjet, sa më shumë që të jetë e mundur dhe brenda mundësive të disponueshme”, tha Paltel në deklaratën e saj të dielën.
Kompania e Telekomunikacionit Jawwal gjithashtu njoftoi të dielën se shërbimet e saj të telekomunikacionit “po riktheheshin gradualisht”.
Në një përditësim të veçantë të postuar në X (ish-Twitter), organizata e monitorimit të internetit NetBlocks tha se trafiku i internetit po rikthehej në Gaza.
“Konfirmuar: Të dhënat e rrjetit në kohë reale tregojnë se lidhja e internetit po rikthehet në Rripin e Gazës; shërbimi u ndërpre të premten në mes të bombardimeve të rënda nga Izraeli, duke lënë shumicën e banorëve të shkëputur nga bota e jashtme në një moment kritik”, thuhet në mesazh.
Kompania e telekomunikacionit në pronësi të Katarit, Ooredoo, e cila gjithashtu ofron shërbim celular në Gaza, nuk dha një përditësim për ndonjë rifillim të shërbimit.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...