Tyson Fury ka mposhtur Francis Ngannou edhe pse pësoi një knockdown në raundin e tretë.
Pas 10 raundeve gjyqtarët vendosën t’ia dhuronin fitoren Furyt, pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të Ngannou.
Pas ndeshjes boksieri anglez ka thënë se ky ka qenë një nga dyluftimet më të vështira për të.
“Kjo definitivisht nuk ishte në skenar. Ai është një luftëtar djallëzor dhe një boksier shumë më i mirë nga sa mendonim se do të ishte. Ai është një njeri i çuditshëm dhe një grushtues i mirë dhe e respektoj shumë. Ai ishte shumë i sikletshëm, nuk po dilte përpara dhe priste që unë të hidhja. Ai më ka dhënë një nga betejat e mia më të vështira të dhjetë viteve të fundit. Më kapën pas kokës për nokdaun. U ngrita përsëri dhe u ktheva në boksin tim. Nuk e di sa afër ishte. Mora fitoren dhe kjo është ajo që është”, tha ai, shkruan lajmi.net.
Nga ana tjetër Ngannou tha se erdhi i lënduar në këtë dyluftim.
“Kampi im stërvitor ishte vetëm tre muaj e gjysmë dhe hyra në këtë me një dëmtim. Por nuk dua të jap justifikime. Do të shikoj se çfarë mund të bëj më pas për të përmirësuar lojën time për t’u rikthyer edhe më mirë”.
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit