Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka analizuar humbjen 0-2 ndaj Brentford, ndërsa shprehu qartë zhgënjimin e tij.
Në prononcimin për mediet, tekniku i “bluve” të Londrës theksoi se analiza e kësaj humbjeje është e qartë.
“Humbja është e qartë në analizë. Pas pjesës së parë duhet të kishim shënuar, krijuam raste. Ne fajësojmë veten për humbjen, nuk ishim mjaftueshëm cinikë. Sigurisht, në pjesën e dytë loja ndryshoi, pësuam një gol për shkak të një gabimi dhe kjo nuk duhej të ndodhte”-tha ai.
Më tej, duke analizuar problemin që kanë lojtarët e tij te realizimi i golit, Pochettino “qau” mungesën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës, për të cilin theksoi se duhet ende kohë që të rikthehet.
“Është e qartë se ne nuk kemi realizuar gola të mjaftueshëm për momentin. Nkunku ka treguar se mund të shënojë, por është i dëmtua dhe kjo gjë nuk na ndihmon. Na duhet po ashtu kohë që të shërohet Armando Broja. Jackson është i ri dhe për rrethana të ndryshme nuk ka ndikuar ende në rezultate. Dje humbëm Mudryk dhe Enzo në momentet e fundit, kemi shumë të lënduar.”-deklaroi Pochettino./ss
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin