Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Lajmin ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku bëri të ditur se kanë folur për zhvillimet politike në dy vendet dhe në rajon, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë. /Arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...