Politikani shqiptar dhe ish-zëvendëskryeministri, Genc Pollo ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi si dhe deklaratën e përbashkët të liderëve të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian pas takimit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.
Pollo ka thënë se në komunikatën e lëshuar nga Scholz, Macron dhe Meloni u tha thelbi i propozimit franko-gjerman e që është “Kosova të themelojë Asociacionin, dhe Serbia të ofrojë njohjen de-facto”.
Pollo e ka konsideruar këtë si një ofertë të drejtë, derisa të krijohen kushtet për një njohje të ndërsjellë diplomatike.
Kjo është një ‘quid pro quo’ e drejtë. Derisa të krijohen kushtet për një njohje të plotë të ndërsjellë diplomatike. Puna është se duhej deklarata e përbashkët e liderëve të Gjermanisë dhe Francës për ta deklaruar këtë publikisht”, ka shkruar Pollo në platformën “X”.
Gjithashtu ai ka shkrar se në konkluzionet e Këshillit të BE-së pas takimeve në Bruksel përmendet vetëm Asociacioni, por jo edhe njohja de-facto nga Serbia./Arbresh.info
🧵 on Kosova/Serbia latest:
1/
First time the essence of the so-called Franco-German proposal for normalizing relations btw Kosova and Serbia expressed:“Kosovo …to establish the Association of Serb-Majority Municipalities …and Serbia to deliver on de-facto recognition”
— Genc Pollo (@GencPollo) October 28, 2023
“Muli” pas ndeshjes me Lituaninë: Emocion i papë...
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...