Çitaku kërkon transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit

17:05 | 28 Tetor 2023
KRG

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas takimeve që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur me liderët evropianë dhe, siç është shprehur ajo, gatishmërisë për pranimin e planit të pesëshes për Asociacionin.

“Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të cilës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar. Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë”, ka shkruar Çitaku.

“Tani Albin,

Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh”, thotë nënkryetarja e PDK-së.

 

Të ngjashme