Google ADS

Fushë Kosova – Malisheva mbyllet pa fitues e pa gola

15:30 | 28 Tetor 2023
KRG

Fushë Kosova dhe Malisheva e kanë mbyllur përballjen e tyre pa gola, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ky takim hapi javën e 11-të në Superligë, e që do të vazhdojë me ndeshjen tjetër të ditës së sotme ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, që fillon në orën 19:00, përcjell Arbresh.info.

Si Fushë Kosova, ashtu edhe Malisheva patën disa mundësi të mira shënimi, por futbollistët e tyre nuk u treguan sa duhet efikas.

Rastet më të mira për Malishevën i patën Drilon Hazrollaj dhe Altin Aliu, derisa për vendasit rastin më të mirë e shpërdoroi Urim Statovci.

Për Fushë Kosovën ky ishte barazimi i tretë në këtë edicion, derisa për Malishevën ishte barazimi i parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme