Barcelona dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
Katalunasit janë nikoqir të kryeqytetasve në El Clasicon e parë të sezonit 2023/24, e cila pritet të zhvillohet në Estadio Olimpico me fillim nga ora 16:15.
Ekipi i Xavit vjen në këtë ndeshje pa asnjë humbje nga dhjetë ndeshjet e para dhe pas formës së lartë synon fitoren e radhës për të kaluar Reali në tabelë.
Në anën tjetër, ekipi i Carlo Ancelottit vjen nga një barazim pas tri fitoreve radhazi, por imperativ i vetëm nga ky udhëtim është rezultati pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Xavi ka lënë në bankë Robert Lewandowskin, Raphinha dhe Jules Kounden pas rikthimit së fundmi nga lëndimi.
Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Christensen, Inigo Martinez; Cancelo, Gundogan, Gavi, Balde; Fermin Lopez, Torres, Joao Felix;
Real Madrid: Arrizabalaga; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr;
Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në “Rinas”
Rasti i rezervave shtetërore, Supremja: S’pati keqpërdorime ...
Erdogan ngre dyshime për OKB: Si mund të mbrojë të tjerët, p...
Biseda Mihali-Krasniqi, reagon Pacolli: Kam qenë i vetmi që ...
Tetori rozë, Osmani: Ky muaj na rikujton rëndësinë e qëndrim...
KPK miratoi shpallja e konkursit për kryeprokurorin e Prokur...