Sveçla për vizitë në Shqipëri, pritet në takim nga Taulant Balla

12:30 | 28 Tetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur në takim nga homologu i tij shqiptar, Taulant Balla.

Lajmin e ka bër të ditur vetë Balla me anë të një postimi në Facebook.

Balla tha se përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, sot kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit.

“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla. Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj”, shkruan Balla./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme