Policia e Kosovës ka konfiskuar një furgon i cili po transportonte dru ilegalisht nga malet në fshatin Brod të Shtërpcës.
Në njoftimin për media nga policia, mësohet se ndaj shoferit është shqiptuar fletëparaqitje gjobë nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”.
“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘’SHARRI’’, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal, ndërsa furgoni me drunjë është konfiskuar”, bën të ditur njoftimi.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të druve, të njoftojnë menjëherë policinë./Arbresh.info/
Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve