Sindikata e Minatorëve është duke e vazhduar edhe sot grevën e urisë.
Kjo është dita e pestë që ata janë në grevë, greva do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.
Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, Ibrahim Jonuzi, për Arbresh.info, ishte shprehur se edhe pse pagat e minatorëve janë transferuar gjatë ditës së mërkure, greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Madje, Jonuzi tha se gjendja shëndetësore e minatorëve është e rëndë.
Ai tha se janë injoruar nga institucionet shtetërore, të cilat nuk e kanë marr mundin as t’i vizitojnë.
“ Gjendja shëndetësore e 700 minatorëve është e rëndë, ka prej tyre të cilët e kanë gjendjen shumë më të rëndë dhe nuk po dimë si t’ia bëjmë. Nuk ka pasur interesim nga ana e institucioneve, përkundër që kjo grevë nuk është kundër Qeverisë dhe ministrisë, por për plotësimin e kushteve tona si minatorë. Mirëpo, kërkesat tona janë shumë më të mëdha sesa pagat”, ishte shprehur Jonuzaj.
Ai ka kërkuar që urgjentisht të bëhet shkarkimi i menaxhmentit të Trepçës, sigurimi shëndetësor i minatorëve, përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës. Nuk kemi me çka me punu.
Ndryshe, kjo është dita e pestë e grevës së minatorëve, të cilët që nga dita e martë janë futur në grevë /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dy minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore, dërgohen në Emergjencë – greva vazhdon
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...