Google ADS

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i reagon Ministrisë së Ekonomisë: Ajo është dezinformim e opinionit publik

21:54 | 27 Tetor 2023
KRG

Sindikata e Pavarur i Minatorëve të Trepçës, kanë reaguar ndaj deklaratës se ditës së sotme nga Ministria e Ekonomisë, ku thanë se paga e një minatori ka vlerën prej 1254 euro.

Mirëpo sipas sindikatës, kjo është dezinofrmim, shkruan Arbresh.info.

Lexo edhe:

Ministria e Ekonomisë kërkon nga minatorët t’i kthehen punës, çdo ditë mospune, Trepçës i kushton 40-50 mijë euro

Në reagimin e tyre, theksohet se paga e një minatori është 700-750 euro.

Reagimi i plotë:

Me datën 27.10.2023 Ministria e Ekonomisë se Republikës së Kosoves ka bërë publikimin e një lajmi kinse paga e minatorëve në minierën Trepça Sh.A. ka vlerën prej 1254 Euro. Lajm i cili është shpërndarë në rrjete sociale dhe mediat elektronike.

Me anë të këtij postimi e demantojmë fuqishëm një informacion të tillë të pavërtete dhe propagandues. Publikimi i një lajmi të tillë qëllimin e vetëm ka dezinformimin e opinionit publik dhe krijimi i një klime negative lidhur me grevën të cilin jemi duke e mbajtur si minatorë. Si formë e përshtatshme për të humbur ndikimin dhe rendësin e grevës në opinionin publik.

Ju njoftoj se paga mesatare në minierën e Trepçës së Kosovës është 700-750 euro. Dhe se informacioni i shpërndarë nga ministria është i paqëndrueshëm dhe jo i vërtetë. Njëkohësisht ju njoftojmë se qëllimi i kësaj greve nuk është kërkesa jonë për ngritjen e pagave.

Kërkesat tona të parashtruara në mënyrë publike tanimë e disa muaj janë të qarta dhe konkrete. Përmirësimi i kushteve të punës, Sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxhmenti i cili çdo ditë e më shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës. Këto kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave te tyre.

Me respekt, Sindikata e Pavarur e Minatorëve te Trepçës se Kosoves. /Arbresh.info/

Të ngjashme