Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pasi që Qeveria ka marr vendim për shtesat e rrezikshmërisë së policëve.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se këto shtesa janë dukshëm më të ulëta sesa ato që kanë qenë më parë.
Sipas tij, kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të të gjithë burrave dhe grave në Policinë e Kosovës që janë në shërbim të rendit
“Shtesat për zyrtarët e policisë, të propozuara nga Kurti pas 10 muajve vonesë, janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme. Kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të të gjithë burrave dhe grave në Policinë e Kosovës që janë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë kombëtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...