Google ADS

Bislimi për draftstatutin e Asociacionit: S’e kemi kompetencën për të konstatuar a përbën shkelje ndonjë formulim

18:30 | 27 Tetor 2023
KRG

Zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi, ka dalë sot në konferencë për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Bislimi është pyetur rreth propozimit evropian për Asociacionin dhe rreth asaj nëse mund të garantojë nga ajo çfarë ka parë, se ai propozim nuk është kundërshtim me Kushtetutën, përcjell Arbresh.info.

Ai ka thënë se partnerët, siç ka deklaruar Kurti, kanë siguruar se gjatë përpilimit të propozimit për Asociacionin janë kujdesur në maksimum që të përmbushen kushtet e kryeministrit, e që janë respektimi në plotni i Kushtetutës së Kosovës dhe vendimi i vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Bislimi tha poashtu se nuk është në kompetencë të tij, e as Qeverisë që të konstatojë nëse formulimet brenda propozimit përbëjnë shkelje kushtetuese apo jo.

Mirëpo thotë se brenda dokumentit është filteri që çfarëdo dakordimi që bëhet mund të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Në shkurt Kruti ka treguar rrethanat që ai është i gatshëm të angazhohet në draftimin e dokumentit për vetëmenaxhimin në bashkëveprim me pikën 10, nëse sigurohet që kjo është në harmoni me Kushtetutën, letrën e Mogherinit për Isa Mustafën dhe në harmoni me qëndrimin e SHBA-së përmes Op-Ed. Ne kemi kërkuar dakordim që këto do të jenë ato limitet. Serbia s’ka pranuar që të hyjë në këtë diskutim dhe s’kemi mundur të fillojmë punën rreth kësaj. Ne nuk mund të stopojmë partnerët që të marrin iniciativat e tyre. Sponsorët e këtij propozimi, siç ka thënë edhe kryeministri, kanë deklaruar dhe siguruar, se gjatë përpilimit të propozimit të tyre, i cili s’është propozim merre ose leje, ata janë kujdesur në maksimum që të përmbushen kushtet e z.Kurti që duhet në plotni të respektohet Kushtetua dhe vendimi i Kushteuteses i vitit 2015, por s’e kemi kompetencën që të konstatojmë se a përbën një formulim brenda shkelje të kushtetutës apo jo, por ajo që tha kryeministri, që gjendet brenda dokumentit, është prapë filteri që çfarëdo dakordimi që bëhet duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Bislimi./Arbresh.info/

Të ngjashme