Google ADS

Abdixhiku thërret më 19 nëntor Kuvendin Zgjedhor të LDK-së: Le të ringritemi si një

18:11 | 27 Tetor 2023
E.K

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se më 19 nëntor do të thërras Kuvendin e dhjetë Zgjedhor të kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në po të njëjtën ditë, e thërret edhe anëtarësinë në ngjarjen “e madhe të Konventës Programore “Rruga e Re”.

“Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statutit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023. Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të KonventësProgramore. ‘Rruga e Re’. Le të ketë festë! Le të ringritemi si një.”, shkroi Abdixhiku/Arbresh.info

Të ngjashme