Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit që ka pasur dje në Bruksel me pesëshen evropiane.
Kurti në një konferencë për media ka thënë se është shprehur i befasuar me qëndrimin e djeshëm të Serbisë që ka refuzuar Asocacionin e komunave me shumicë serbe.
“Pas më shumë se një dekade insistim në “Zajednicë”, Serbia dje ka refuzuar të nënshkruaj një draft për vetmenaxhim që është sjellë nga vet Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ishte e gatshme ta pranonte draftin, që shtoi se është punuar përkrah ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës’, u shpreh Kurti.
Kurti tha se Kosova e do integrimin e serbëve në institucione, dhe si e tillë u ka dhënë shumë përkrahje atyre.
“Ne ofruam që të nënshkruanim marrëveshjen Bazë të Brukselit të 27 shkurtit me aneks të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 te marrëveshjes në lidhje me nen 10 pra vetmenaxhimin. Samiti këshillit evropian është ngjarja dhe vendi ku do duhet të ndodhte kjo. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin. Qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb kanë të drejta të garantuara, 17 perqind të përfaqësuesve lokalë në kuvende komunale janë serbë”, tha tutje Kurti.
Sipas Kurtit, Presidenti serb i ka rënë pishman ku e pranon marrëveshjen në koncept por jo nw përmbajtje dhe në zbatim.
“Presidenti i Serbisë nuk po nënshkruan sepse ai i ka thënë po marrëveshjes në mënyrë që të mos nënshkruajë e tash duket që i ka rënë pishman. Ka filluar gjithnjë e më shpesh ta përsëritë atë vargun që e pranon marrëveshjen në koncept por jo përmbajtje dhe zbatimin në mënyrë të kufizuar”./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...