Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e marrë nga Gjykata Speciale në Hagë për dënim me burgim prej 26 vitesh.
Në seancën e dytë të Apelit në Dhomat e Specializuara, Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë më të.
“Edhe praktikisht edhe moralisht ndihem i pafajshëm edhe pse juridikisht gjykata më ka shpallur të fajshëm. Jam i bindur se asnjë vepër për ato që mi ka ngarkuar prokuroria që tri vite, nuk i kam konsumuar. Edhe unë jam shumë i sigurt që prokuroria i ka të gjitha provat dhe e dinë saktë që nuk ka ndodhur ashtu dhe nuk është afër as një për qind të atij realiteti që ka ndodhur gjatë vitit 1999. Unë jam shumë i bindur se prokuroria me dashje të gjitha argumentet i ka vendosur me kokë teposhtë, duke mos i parë, nga deklaratat fillestare të vetë dëshmitarëve të prokurorisë e deri në marrjen e vendimit prej trupit gjykues. Andaj nuk kam diçka tjetër, unë kam besim te ju. Unë jam shumë i sigurt që edhe moralisht edhe praktikisht jam i pafajshëm”, shtoi ai.
Mirëpo të drejtë vendimin për burgim prej 26 vitesh e cilësoi mbrojtja e viktimave, avokatja Anni Pues.
“Çdo viktimë që ka marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, ka shprehur qartësisht faktin se aktgjykimi përfshirë dhe dënimi është perceptuar si proces i rregullt dhe i drejtë. Tani viktimat pjesëmarrëse e kanë vendosur besimin në duart tuaja i nderuar gjykatës, në trupin e apelit,m për të dhënë një vendim të drejtë në këtë fazë të procesit gjyqësor”, deklaroi Pues.
Në seancën e parë të Apelit të mbajtur të enjten, mbrojtja e Mustafës tha se dënimi ndaj klientit të tij ka qenë i ashpër./rtk
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...