Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si të mirë qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti dje në Bruksel.
“Dje Kosova ka bërë veprim të mirë, kryeministri Kurti ka pranuar një marrëveshje e cila ka vendos vendin në një pozicion tjetër. Menjëherë BE t’i largoj sanksionet, pas marrëveshjes dje që e ka pranuar kryeministri i Kosovës, i cili ka ofruar gatishmëri për zbatuar marrëveshjen që ka elemente të planit që u pranua në Bruksel dhe Ohër”, tha Haradinaj në fjalën e tij gjatë sencës në Kuvendin e Kosovës.
Tutje, kreu i AAK-së kërkoi nga Kurti që të vazhdoj partneritetin për siguri me miqtë dhe aleatët ndërkombëtar.
“Kërkoj nga kryeministri Kurti të vazhdoj partneritetin për siguri me miqtë tanë ndërkombëtar. Njihet mirë presidenti Makron që Kosova po e mbanë fjalën”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...