Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka komentuar deklaratat e Josep Borrell, përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, pas dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti gjerman ka thënë se Borrell po i fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë duke mos kujtuar aktin e agresionit serb të 24 shtatorit, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në platformën ”X”, deputeti gjerman ka shkruar se Asociacioni ishte e vetmja pengesë për normalizimin e marrëdhënieve që Borrell ka përmendur, ndërsa nuk është diskutuar për parakushtet që mund të kishte pala serbe.
Butikofer ka ritheksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve ka shprehur gatishmërinë për të pranuar çdo propozim të BE-së, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar një gjë të tillë.
“Kjo është vërtet interesante: 1. E vetmja pengesë, e cila Borrell përmend, është Asociacioni. A nuk kishte pengesa nga pala serbe? A është e drejtë të “harrohet” përmendja e të gjitha akteve të fundit të agresionit serb? 2. Kryeministri Kurti tha publikisht se ishte i gatshëm të firmoste gjithçka që BE-ja vendosi në tryezë, ndërsa Vuçiq refuzoi një gjë të tillë”. Pra, pse atëherë bën Borrelli fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë? 3. A i kujtohet Borrellit që Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës? Pse nuk flitet për këtë? Sa shumë pyetje”, ka bër të ditur Butikofer.
Ndryshe, Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian , Josep Borrell ka konfirmuar se mes Kosovës dhe Serbisë nuk është arritur një dakordim për normalizim të raporteve.
Borrell është shprehur i shqetësuar nga ngërçi politik, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, palët nuk arritën të pajtoheshin pasi tha se secila kishte parakushte që nuk i pranonte pala tjetër.
“Jemi shumë të shqetësuar nga ngërçi i procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sulmet e fundit terroriste që i kemi dënuar sërish në takimin që kemi pasur sot veçmas me kryeministrin Kurti, së bashku me presidentin Macron, kancelarin Scholz dhe kryeministren Meloni, dhe më pas me presidentin Vuçiq, për të diskutuar situatën, për të sqaruar edhe një herë se e vetmja rrugë përpara është dialogu”, u shpreh ai.
Tutje ai tha se kanë paraqitur një propozim serioz dhe të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit.
“Ekziston një pengesë e madhe që është themelimi i Asociacionit dhe për t’i ndihmuar palët të arrijnë një marrëveshje, ne të gjithë së bashku paraqitëm një propozim serioz dhe të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit dhe këmbëngulëm që palët të shfrytëzojnë këtë rast që do të ishte një rast i madh për rrugën përpara në procesin e normalizimit të raporteve dhe për të shmangur dhunën”./Arbresh.info
This is really INTERESTING: 1. The only hurdle, which @JosepBorrellF mentions, is the ASM. Were there no hurdles an the #Serbian side? Is it fair to “forget” mentioning all the recent Serbian acts of aggression? 2. PM #Kurti publicly said that he was willing to sign everything… https://t.co/ufryI4sZnk
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 27, 2023
… that the EU put on the table, while Pres. Vučić refused to to that. So why then does @JosepBorrellF blame both parties equally? 3. Does Borrell remember that the European Parliament demanded to lift the sanctions against Kosovo? Why is there no word on that? #SoManyQuestions
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 27, 2023
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë