Google ADS

Bellingham: Kujtimi më i mirë në El Clasico është festa e Ronaldos ‘calma, calma’

10:48 | 27 Tetor 2023
K.B

Përpara asaj që do të jetë përvoja e tij e parë në El Clasico, Jude Bellingham ka folur për rivalitetin dhe kujtimet që nga fëmijëria e tij.

Mesfushori i Real Madridit po e pret me padurim ndeshjen, në të cilën pritet të luajë pavarësisht se ka një tendosje shumë të lehtë të muskujve.

“Jam gati, po ndihem mirë”, tha ai në intervistën për kanalin spanjoll TVE.

“Natyrisht që ka ende një ditë dhe pak për të arritur në gjendjen më të mirë për lojën”.

“Kam pasur një problem të vogël në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, por po ndihem mirë dhe shpresoj që do të jem atje dhe shpresoj që të marrim rezultatin e duhur”.

“Jam shumë i emocionuar. Mezi pres, atmosferën, të luaj kundër një kundërshtari që ne si klub e respektojmë shumë”.

Duke folur për kujtimet e tij nga shikimi i El Clasico-s si i ri, ai foli për Cristiano Ronaldon dhe një nga festimet e tij të famshme në Camp Nou.

“Gjithmonë mbaj mend festimet dhe gjëra të tilla, dhe më kujtohet ai i Ronaldos në Camp Nou, kur ai festoi calma, calma’,” tha Bellingham.

“Gjërat që ju rrinë në kokë, momentet ikonike.”

Jude Bellingham në fillimin e karrierës së tij në Real Madrid

Duke diskutuar muajt e tij të parë në klub në përgjithësi, ai shpjegoi se është përshtatur mirë.

“Thjesht po e shijoj dhe, kur po e shijoj futbollin tim, gjithmonë mendoj se luaj në maksimumin tim, aq sa mund të vazhdojë”, tha ai.

“Deri më tani ka qenë një fillim i mirë, por unë pres që të vazhdoj t’i shpërblej për mënyrën se si më kanë pritur”.

Përndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet këtë të shtune duke filluar nga ora 16:15./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme