Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut.
Policia njofton, se aty ishte një pikë karburanti, dhe ndodhi një rast i grabitjes së armatosur.
Në lidhje me këtë ekipe të policisë të stacionit në Kaçanik kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga aty kanë mësuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit me pushkë automatike, ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të të hollave dhe të largohet këmbë në drejtim të panjohur.
Dyshohet se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë bastisur dy lokacione të dy personave të dyshuar.
“Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren , shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë bastisur dy lokacine të dy personave të dyshuar dhe aty kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar: 3 armë të zjarrit , 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit , karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metalelike, dorëza , maskë ,telefona, me të cilat dyshohet se është kryer grabitja”, thuhet në njoftim.
Dy të dyshuarit K.Ç ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.Ç ( M/K) i moshës 21 vjeçar janë arrestuar dhe shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Grabitje dhe armëmbajtje pa leje’’./Arbresh.info/
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...