Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahen lojërat sportive të cilat organizohen në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare.
Siç bëhet e ditur në njoftim, lojërat do të mbahen nga data 27.10 deri më 28.10.2023, në rajonin e Gjakovës tek palestra sportive ‘Shani Nushi’ – Gjakovë.
Tutje, në njoftim thuhet se në hapjen e këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menagjues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe përfaqësues të sindikatave policore të vendeve nga rajoni dhe më gjerë.
Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve.
Ngjarja nis nga ora 10:00./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...