Google ADS

Balla: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë

23:21 | 26 Tetor 2023
E.G

Ministri i Brendshëm i Shqipqërisë, Taulant Balla ka thënë se bashkëpunimi me “Polizia di Stato” dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla bëri të ditur se janë ngritur 4 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, krimin kibernetik e financiar, shkruan Arbresh.info.

Kështu tha ministri Balla gjatë takimit me Zëvendës-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian Prefektit Vittorio Rizzi.

“Bashkëpunimi me Polizia di Stato dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi ngritur 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, krimin kibernetik, financiar etj. Mirënjohje Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian Prefektit Vittorio Rizzi për kontributin e tij”, tha ai/Arbresh.info/

Të ngjashme