Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, ka paralajmëruar në Kombet e Bashkuara të enjten se nëse nuk përfundon hakmarrja e Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, atëherë Shtetet e Bashkuara “nuk do të kursehen nga ky zjarr”.
“I them sinqerisht burrështetasit amerikan, që është duke e menaxhuar gjenocidin në Palestinë, që ne nuk e mirëpresim zgjerimin e luftës në rajon. Mirëpo nëse gjenocidi në Gazë vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr”, ka thënë ai në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Lindjen e Mesme.
Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, i cili e udhëheq Gazën, si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit, në cilin janë vrarë 1.400 persona dhe qindra tjerë janë marrë si pengje.
Izraeli e ka sulmuar Gazën prej ajrit, ka vendosur rrethim në këtë enklavë, dhe është duke u përgatitur për pushtim tokësor.
Në anën tjetër, autoritetet shëndetësore në Gazë, kanë thënë se mbi 7.000 persona janë vrarë nga sulmet izraelite.
Hamasi i ka thënë Iranit se është i gatshëm t’i lirojë pengjet, duke shtuar se bota duhet të bëjë thirrje për lirimin e 6.000 palestinezëve në burgjet izraelite, ka thënë Amirabdollahian.
“Republika Islamike e Iranit qëndron e gatshme të luajë rolin e vet në këtë situatë shumë të rëndësishme humanitare, bashkë me Katarin dhe Turqinë. Natyrisht, lirimi i 6.000 palestinezëve të burgosur është një tjetër nevojë dhe përgjegjësi e komunitetit global”, ka thënë ai./rel
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...