Krasniqi: Ministria e Arsimit do të ndajë bursë 1 mijë euro për studentët e komunitetit rom, ashkali, egjiptas

18:46 | 26 Tetor 2023
E.G

Ka hyrë në fuqi vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentët nga radhët e komunitetit Egjiptian, komunitetit Ashkali dhe komunitetit Rom, për vitin akademik 2023 – 2024.

Kështu bëri të ditur, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili tha se Ministria e Arsimit do të ndajë bursa në shumë prej 1 mijë euro për studentët e këtyre komuniteteve, shkruan Arbresh.info.

“Pas marrëveshjes me ministren Arbërie Nagavci është viti i dytë që Ministria e Arsimit do të ndajë bursa në shumë prej 1 mijë euro për studentët e komunitetit Egjiptian, komunitetit Ashkali dhe komunitetit Rom të cilët studiojnë në institucionet publike, duke i përfshirë të gjitha fushat e studimit.”, shkroi Krasniqi.

Tutje ai tha se edukimi është prioritet dhe parim duke thënë se duan të krijojnë gjeneratën e ardhshme të profesionistëve nga radhët e këtyre komuniteteve dhe e kemi parim ngase jemi zotuar që të krijojmë kushte më të mira për studentët e komunitetit Egjiptian, komunitetit Ashkali dhe komunitetit Rom.

“Për ne, edukimi është prioritet dhe parim. Ne këtë e kemi prioritet ngase duam që të krijojmë gjeneratën e ardhshme të profesionistëve nga radhët e këtyre komuniteteve dhe e kemi parim ngase jemi zotuar që të krijojmë kushte më të mira për studentët e komunitetit Egjiptian, komunitetit Ashkali dhe komunitetit Rom.”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme