Joao Felix do të rikthehet në fundjavë për El-Clasicon

17:16 | 26 Tetor 2023
KRG

Joao Félix do të jetë gati për të luajtur në “El Cásico” kundër Realit të Madridit. Sulmuesi i Barçës u zëvendësua në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Shakhtar Donetskut, pasi pësoi një goditje të rëndë në kyçin e këmbës, por portugezi konfirmoi se do të jetë i disponueshëm për t’u përballur me “Los Blancos” këtë të shtunë, në Montjuïc.

Pasi publikoi në rrjetet e tij sociale se do të luante, Joao Félix riafirmoi disponueshmërinë e tij për të luajtur në “El Clasico” gjatë një interviste për ‘Movistar +’.

“Jam mirë. Ishte vetëm një goditje e vogël. Tani është koha për t’u rikuperuar dhe kaq,” – tha Joao Félix, i cili nuk dëshiron të humbasë “El Clasicon” për asgjë në botë.

I ngacmuar për faktin së kurrë nuk ka fituar apo shënuar kundër Realit të Madridit në një ndeshje zyrtare gjatë gjithë karrierës së tij, Joao Félix u befasua, por i bindur se mund ta ndryshonte këtë statistikë të keqe.

“Nuk ia kisha idenë, por duke menduar për këtë, është e vërtetë. Le të shpresojmë se do të ndryshojë këtë fundjavë,” tha Joao Félix.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme