Pak pas orës 15 ka përfunduar takimi mes presidentit serb Aleksander Vuçiq dhe zyrtarëve evropianë në Bruksel.
Vuçiq u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak, si dhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Italisë, Giorgio Meloni, raporton N1.
Paraprakisht, zyrtarët evropianë kanë biseduar me kryeministrin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, i cili është larguar menjëherë pas takimit, pa dhënë deklarata për gazetarët.
Bisedimet e veçanta mes Vuçiqit dhe Kurtit me liderët evropianë zgjatën pak më shumë se një orë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me zyrtarë evropianë rreth orës 14:40.
Sipas njoftimeve nga Brukseli, sot nuk do të ketë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, por Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurti janë takuar veçmas me zyrtarë evropianë.
Para se të nisej për në Bruksel, presidenti Aleksandar Vuçiq tha se pesëshja e emisarëve janë në Beograd dhe se ne jemi gati të bisedojmë. Po trokasin në derë të hapur kur është fjala për Beogradin, nuk do të jetë e lehtë, nuk ka takim të bukur në Bruksel, theksoi Vuçiq.
Duke komentuar mesazhin nga Prishtina se e kanë pranuar propozimin evropian, Vuçiq ka treguar se e kanë pranuar si bazë, por se “marifetet janë në detaje”.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...