Kosova fiton ndeshjet e para në dy kategoritë në Kampionatin Botëror të Karatesë

15:28 | 26 Tetor 2023
D.H

Kosova mund Belgjikën si nënkampione Evropiane në kampionatin Botërorë të karatesë në Hungari.

Kombëtarja e Kosovës tek meshkujt përbëhet nga Elhami Shabani, Mirlind Rexhepi, Benjamin Shabani, Endrit Beka, Jakup Ajdari, Shpresim Shabani dhe Albinot Selmani, shkruan Arbresh.info.

Kombëtarja jonë mundi me rezultat 3-1Belgjikën në një përballje shumë të vështirë.

Nesër Kombëtarja jonë takohet me Jordaninë një kombëtare shumë e vështirë.

Fitore kanë arritur edhe vajzat e Kosovës, duke mposhtur Anglinë me rezultat 2-0.

Ekipa e Kosovës tek femrat përbëhet nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Albulena Gërvalla, dhe Hatigje Zejnullahu.

Kosova nesër në kulaifikime vazhdon kundër kombëtarës së Japonisë. /Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme