Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte të enjten në Vlorë për të inspektuar kantierin e ri Lungomare 3, i cili shtrihet në vijën bregdetare nga tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë deri në Radhimë dhe Orikum.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se në këtë aks rrugor do të mbillen pemë dhe do të krijohen zona të mëdha këmbësore mbi gjurmën e rrugës ekzistuese, ku do të ketë edhe një rrugë biçikletash.
“Në kantierin e ri Lungomare 3, i cili shtrihet në vijën bregdetare nga tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë deri në Radhimë dhe Orikum, ku do të ndërhyhet për transformimin cilësor të plazheve, hapësirave publike, njësive të shërbimit, si edhe do të mbillen pemë e krijohen zona të mëdha këmbësore mbi gjurmën e rrugës ekzistuese, ku do të ketë edhe një rrugë biçikletash, ndërkohë që trafiku i automjeteve do të spostohet në një aks të ri, duke mundësuar një frymëmarrje krejt të re për Vlorën turistike 2030”, shkroi Rama./Arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele